Ministrja e Ekonomisë zbulon sa do të jetë paga e mjekëve, pas tyre rritje edhe për…

Sep 23, 2020 | 22:32
SHPËRNDAJE

Anila Denaj1

Ministrja e Ekonomisë dhe e Financave, Anila Denaj tha se me rishikimin e buxhetit do të rriten pagat për mjekët dhe infermierët, duke zbuluar dhe shifrën mesatare që ata do të marrin.

“Është e rëndësishme ta nisësh nga shëndetësia, se është një vit ku në fokus është jeta e mjekëve. Më herët ne kemi parë 3 rishikime të buxhetit të shtetit. Kemi diskutuar edhe për ndryshimet që do ndodhin në vitin 2021. Janë diskutime teknike që kanë nisur që në korrik. Dhe pjesë e këtyre ndryshimeve janë dhe rrogat e mjekëve dhe infermierëve. Pra nuk është rritja e parë që do të bëhet në një mandat qeverisës të qeverisë Rama. Kjo rritje vjen pas një rritje 21% për mjekët dhe 26% për infermierët,” tha Denaj në emisionin Open.

Sa lekë shkon paga e mjekëve me këtë rritje?

“Do flasim për mesatare se niveli i pagave ndryshon, do të jetë rritje që shkon nga 110-120 mijë lekë të reja për mjekët. Por këtë do tat hemi pas anunçimit të rishikimit të buxhetit,” u shpreh ajo.

Sakaq, ministrja Denaj tha se pas rritjes së pagave të mjekëve e infermierëve, vëmendje do marrë edhe arsimi.

Denaj u shpreh se do jenë edhe punonjësit në arsim që do përfitojnë rritje page, por shtoi se është ende duke u diskutuar se në cilën masë.

“Një sektor që do marri vëmendje është dhe arsimi, por jemi duke diskutuar për masën e rritjes”, tha Denaj, pa dhënë të tjera detaje.

Ndërkohë, sa i përket rritjes së pagave të mjekëve dhe infermierëve, Denaj u shpreh se vendimi pritet të kalojë brenda muajit shtator.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura