Ministria e Brendshme publikon numrat: Ja ku duhet të telefononi për të kërkuar ndihmë

Sep 21, 2019 | 17:07
SHPËRNDAJE

Qytetaret termeti Tirana (6)Ministria e Brendshme ka publikuar numrat ku qytetarët mund të kërkojnë ndihmë, pas dy lëkundjeve të forta të tërmetit.

Njoftimi

Pas lëkundjeve të tërmetit të rënë pak minuta më parë, Ministria e Brendshme, në bazë të raportimeve të para që ka marrë nga Drejtoritë Vendore të Policisë, Shërbimet Zjarrfikëse dhe Prefekturat, njofton se nuk ka persona të lënduar dhe as dëme të rënda materiale.

Të gjitha strukturat e rendit janë në gadishmëri të plotë dhe do të marrin çdo masë për të qenë pranë dhe në shërbim të qytetarëve.

MB dhe Policia e Shtetit fton këdo që ka nevojë për ndihmë, të telefonojë në nr falas 112.

Ky është njoftim paraprak dhe pas thellimit të informacionit do të japim të dhëna të tjera.

Qytetaret termeti Tirana (8) Qytetaret termeti Tirana (7) Qytetaret termeti Tirana (6) Qytetaret termeti Tirana (5) Qytetaret termeti Tirana (15) Qytetaret termeti Tirana (1) Qytetaret termeti Tirana (2) Qytetaret termeti Tirana (14) Qytetaret termeti Tirana (13) Qytetaret termeti Tirana (12) Qytetaret termeti Tirana (11)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura