Ministri Xhafaj vizitë në Durrës: Së shpejti do të ketë rezultate

Feb 13, 2018 | 21:10
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një vizitë në portin e Durrësit.

Xhafaj ka marrë pjesë në analizën vjetore të policisë së Durrësit, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

324819_m

Fatmir Xhafaj ka dhënë mesazhe për arrestimet që u bënë në ditët e fundit në Durrës.

“Gjatë vitit të kaluar drejtoria vendore e policisë ka goditur disa grupe kriminale. Ka pasur disa goditje të drejtpërdrejta të grupeve kriminale në këtë qytet. por sërish mbetet për t‘u bërë. Dhe në kuadër të “Forcës së Ligjit” do kemi rezultate tyë tjera në këtë qytet”, u shpreh Xhafaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura