Ministrat e Ramës në plazh, si kanë ndryshuar në vite dhe ku preferonin të pushonin

Aug 8, 2021 | 11:24
SHPËRNDAJE

Këtë herë kemi zgjedhur ministra dhe ish-ministra të qeverisë Rama, të cilët e kanë mbajtur këtë detyrë në kohë të ndryshme. Nuk e dimë se ku preferojnë të pushojnë gjatë verës, por ama një gjë është e sigurtë: ata shkojnë në Dhërmi, në hotelet aty, për disa ditë apo për një fundjavë.

ministrat (36)

Këto foto janë bërë nga paparazzi ynë në 7 vitet e fundit. Bledi Çuçi, një nga ministrat aktualë më të rëndësishëm të qeverisë Rama, të cilit ai i ka besuar Ministrinë e Brendshme, kur është fotografuar ka qenë thjesht një deputet i Grupit Parlamentar.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Çuçi ka preferuar një vend disi të qetë në zonën e Dhërmiut, madje nuk i ka rezistuar edhe frutave të zonës, të cilat shiten nga tregtarët ambulantë atje. Në kohën kur Niko Peleshi shijonte plazhin e Dhërmiut me familjen e tij, kishte lënë kryesimin e Bashkisë së Korçës, për t’u bërë zëvendësi i Kryeministrit.

ministrat (47)

Peleshi ka qenë vazhdimisht në poste të mira dhe aktualisht drejton Ministrinë e Mbrojtjes dhe me siguri këto kohë nuk ka pasur shumë kohë për pushim, për shkak të zjarreve që kanë kapluar vendin.

Elisa Spiropali, sot një nga anëtaret e kabinetit të qeverisë Rama, në kohën kur u fotografua bashkë me bashkëshortin e saj në Dhërmi, ishte drejtoreshë e Doganave. Që nga ajo kohë, Spiropali është bërë nënë e dy fëmijëve dhe ka evoluar në karrierën e saj, duke u bërë një nga politikanet më aktive të Partisë së saj.

ministrat (21)

Nga fotot nuk ka se si të mos na bjerë në sy fakti se zonja Spiropali ka linja shumë të mira dhe sot vijon t’i ketë akoma të tilla. Ishte koha pa Corona kur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, shijonte bregdetin e Jugut së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët e saj.

Nuk e dimë se sa kohë të lirë i lë sot angazhimi për shkak të pandemisë. Në vitin 2015, zonja Mimi Kodheli ishte ministre e Mbrojtjes dhe plazhin atë vit e bëri në Jalë, me bashkëshortin e saj.

ministrat (19)

Në një zonë disi të qetë dhe të paaksesueshme nga të gjithë, edhe zonja Kodheli nuk i shpëtoi paparazzit tonë. Arben Ahmetaj, përsëri ministër në qeverinë Rama, asokohe mbante postin e ministrit të Ekonomisë.

Ai është parë disa fundjava në Dhërmi ku ka përdorur edhe mjete lundruese për t’u argëtuar. Në një nga resortet e bukura të Dhërmiut është fotografuar edhe zonja Lindita Nikolla, në vitin 2015, asokohe ministre e Arsimit.

ministrat (8)

Zonja Nikolla zgjodhi një vend të qetë dhe më së shumti preferonte pishinën e hotelit se sa detin e zhurmshëm dhe të superpopulluar. Si gjithmonë, me një profil të ulët dhe një natyrë diskrete, vëtëm paparazzi ynë mund ta zbulonte se ku kishte zgjedhur të rrinte disa ditë në qetësi.

ministrat (47) ministrat (46) ministrat (45) ministrat (44) ministrat (43) ministrat (42) ministrat (41) ministrat (40) ministrat (39) ministrat (38) ministrat (37) ministrat (35) ministrat (34) ministrat (33) ministrat (32) ministrat (31) ministrat (30) ministrat (29) ministrat (28) ministrat (26) ministrat (25) ministrat (24) ministrat (23) ministrat (22) ministrat (20) ministrat (19) ministrat (17) ministrat (16) ministrat (15) ministrat (14) ministrat (13) ministrat (12) ministrat (11) ministrat (9) ministrat (21) ministrat (7) ministrat (6) ministrat (5) ministrat (4) ministrat (3) ministrat (2) ministrat (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura