Milani u rikthehet milanistëve, “Elliott” kontakton Maldinin

Jul 11, 2018 | 13:30
SHPËRNDAJE

Ndoshta nga festimet e 50-vjetorit ka te pruar ndonjë shishe nga ato të mirat, e pahapur. Nuk do jetë lëvizja e parë e “Elliott”, por me siguri mes të parave. Fondit amerikan ka premtuar se do të investojë 150 milionë euro te kuqezinjtë dhe ka gati planin e ri për ringritjen e skuadrës. Një nga mënyrat, ndër të tjerat, do jetë t’iu rikthejë Milanin milanistëve. Lëvizja e parë? Paolo Maldini në bordin drejtues. E do Singer, kreu amerikan i fondit, i cili që nga dita e hënë ka marrë zyrtarisht në dorë kontrollin e “Djallit”: të dy flitet të kenë diskutuar dhe ishkapiteni ka dhënë gatishmërinë tij për të qenë pjesë e projektit.

Maldini

Një projekt i ri dhe më në fund i qartë, që do kalojë nga një periudhë tranzicioni në drejtimin e kinezëve drejt një pronësie solide e ambicioze. Pas largimit nga fusha, Paolo Maldini do rikthehet si protagonist në “Milanello”. Në fund të fundit, është ajo që gjithmonë ka dëshiruar: një rol të qartë dhe prestigji: drejtor të zonës teknike. Dhe pyetjes “Çfarë ke mësuar nga eksperienca te Milani?”, ishkapiteni i është përgjigjur: “Punë, sakrificë e dashuri”. Duke dëshmuar sërish se për të nuk ekziston klub tjetër.

AC Milan's Paolo Maldini waves to the supporters at the end of the Italian Serie A soccer match against AS Roma at the San siro stadium in Milan May 24, 2009. REUTERS/Alessandro Garofalo (ITALY SPORT SOCCER)

MILANISTAT “DOK” – Maldini do punonte në kontakt të ngushtë me skuadrën dhe me mikun Rino Gatuzo, me objektivin për t’iu rikthyer klubit dhe lojtarëve atë ndjesi përkatësie për fanellën, që vitet e fundit disi ka humbur. Rikthehet, pra, të bëjë, edhe pse me një rol ndryshe, atë që ka bërë gjithmonë: t’i mësojë skuadrës çfarë do thotë të jesh Milani. Me të mund të rikthehen në bazë edhe disa milanistë të tjerë “dok”. Nga Umberto Gandini, aktualisht te Roma, përveçse zv.presi-dent i “Eca”-s (Shoqata Europiane e Klubeve: shumë i rëndësishëm ky detaj për raportet me UEFAn), që mund të marrë vendin e Marko Fasones, administratori i deleguar. Mendohet edhe Demetrio Albertini, tjetër “politikan” në futboll, i respektuar në mënyrë unanime. Te Milani janë gati për një “epokë” të re.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura