Milani merr vendim për Sheshkon, ja alternativat! “Djallit” do t’i duhet një tjetër sulmues për të përballuar sezonin e vështirë

May 8, 2024 | 13:45
SHPËRNDAJE

Kolegjiumi milanist ka tashmë një emër: është Benjamin Sesko, 16 gola dhe dy asistime këtë sezon, emri i parë në listën e “Djallit” për të zëvendësuar Olivie Zhirunë në sezonin e ardhshëm. Sulmuesi slloven, aktualisht në Laipcig, me të cilin ka një kontratë deri në qershor të vitit 2028, i ka bërë të gjithë të bien dakord dhe ka një klauzolë lirimi të vlefshme nga vera e ardhshme që sigurisht e bën marrëveshjen të vështirë, por të realizueshme.

benjamin-sesko-rb-leipzig-2023-1693906764-115894

Për ta rrëmbyer atë nga gjermanët, dhe nga konkurrenca e madhe, megjithatë duhen 65 milionë (klauzola prej 50 milionë ishte e ndryshueshme në varësi të paraqitjeve dhe u rrit falë pjesës së dytë pozitive të sezonit nga ana e sulmuesit), shifër që Milani do përpiqet të negociojë duke shfrytëzuar një marrëveshje me lojtarin, i cili, pasi është rritur me Ibrën si pikë referimi, është gjithçka tjetër përveçse e pamundur.

PLANI I PËRGJITHSHËM – Sheshko është objektivi, por nuk mund të jetë i vetmi përforcim. Në realitet, “Djallit” do t’i duhej një tjetër sulmues i vlefshëm për të përballuar një sezon i cili, falë Ligës së Kampionëve, do të jetë pashmangshmërisht i vështirë nga pikëpamja fizike.

Pra, Sheshko, nëse është e mundur, Joviç, të cilit do t’i rinovohet kontrata, dhe një “Mister X” që mund të jete Guirasi i Shtutgartit që i ndjell të gjithë me atë klauzolë 18 milionë euroshe. Pa harruar edhe Joshua Zirkzen që aq mirë ka bërë nën urdhrat e Tiago Motës. Për t’i marrë të dy prej Bolonjës, padyshim që një investim i madh do të ishte i pashmangshëm, por kurrë mos thuaj kurrë, sepse Interi ka mësuar se pa sulmues të mëdhenj nuk fitohen kampionate.

Pjesa tjetër do të jetë një treg mundësish, me disa rregullime që sigurisht do të bëhen në mbrojtje dhe të paktën një në mes të fushës, por edhe në këtë rast me lojtarë të shitur që mund t’i japin frymë arkës së kuqezinjve duke lehtësuar punën e drejtorit Furlani dhe nevojës së tij për të mos tejkaluar mundësitë e buxhetit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura