Meta paralajmëron Ramën: E pret një fund i llahtarshëm! Ka qenë spiun i shokëve të tij kur ishte basketbollist, përfaqëson racën…

Aug 5, 2022 | 20:48
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta hodhi poshtë edhe njëherë akuzat e Autoritetit të Dosjeve, duke u shprehur se ky institucion është kthyer në instrument të verbër të Ramës, i cili sipas tij përdor forma të ish-Sigurimit.

ilir meta rama

Ish-presidenti i konsideroi lajme të prodhuara nga regjimi i Ramës, ato që sugjerojnë se njerëz të afërt me të janë nën hetim nga SPAK. Ai e konsideroi Ramën si spiun, ndërsa e paralajmëroi për një fund të llahtarshëm.

Pyetje: Kryeministri ka paralajmëruar se në shtator do të kalojë ndryshimet ligjore dhe do të nisë riverfikimin e dosjeve…

Meta: Nuk ka më asnjë vlerë se ç’do riverifikojë Edi Rama. Edi Ramën e dinë të gjithë që ka qenë spiun i shokëve të tij kur ishte basketbollist. Edhe falë spiunllëqeve që bënte e fusnin me Kombëtaren, sepse ai kosh nuk dinte të bënte, vetëm faulla, dilte me 5 personale, Edi Rama dihet djali i kujt ka qenë, dihet çfarë race të pështirë përfaqëson. Edi Rama përfaqëson më të pështirën e asaj race, e cila në vend të kërkonte ndjesë e reflektim, sot përdor format më të ndyra të ish-Sigurimit të Shtetit, përdor njerëz nga më të rëndomtët dhe ordinerët, qoftë si ish-sigurimsa apo ish-bashkëpunëtorë, për qëllime përfitimi politik. Nuk ka për të përfituar asnjë gjë. Në atë gropë që ai përpiqet t’u ngrejë të tjerëve, të jetë i sigurt që do t’i kthehet në humnerë me fund të llahtarshëm për të, siç kanë qenë të llahtarshme vuajtjet e Havzi Nelës dhe atyre që kanë vuajtur nga ai regjim i etërve të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura