Meta në Shëngjin: PD ka ikur në drejtim të paditur, unë e di se çfarë heq ditën e enjte në Kuvend

May 30, 2015 | 21:04
SHPËRNDAJE

Kreu i LSI-së Ilir Meta ishte sot në Shëngjin ku prezantoi kandidatin për këtë bashki, Viktor Tushaj. Ai i ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë në mënyrë të mençur në 21 Qershor, por jo për PD-në për të cilën tha se është në drejtim të paditur.

Ilir Meta sot ne Shengjin

 

 “PD nuk është në drejtimin e duhur, PD është edhe më keq, është në drejtimin e paditur se po përpiqet të sjellë e të shtojë konfliktin politik. S’ka çi duhet një kryebashkiak që premton konflikt politik me qeverinë, na ka ardhur në majë të hundës konflikti politik në Parlament. Unë e di se ç’heq ditën e enjte, tërë ato sms që më vijnë, dhe ju e dini se sa tolerante dhe zemërgjerë jam unë, jo vetëm që nuk sillemi si silleshin kolegët tanë në opozitë, por përpiqemi të jemi tolerantë jashtë mase madje unë kam një parim, me mire tolerant se sa agresiv. Por mjafton një e enjte…s’munsemi ti kthejmë bashkitë në foltore të konfliktit politik”,-tha Meta.

PD e bën fushatën natën 

“Zgjidhja është vetëm nëpërmjet bashkëpunimit…kjo fushatë është për ata që bëjnë fushatë ditën siç bëjmë ne, nuk është për ata që bëjnë fushatë natën, sepse kjo fushatë premton zgjidhje dhe transparencë”,- vijoi kreu i Kuvendit.

S’jemi të lumtur për këto 18 muaj, por do e kolaudojmë më mirë Qeverinë

Sipas tij, Qeveria nuk ka shkëlqyer këto 18 muaj, por fushata elektorale per zgjedhjet vendore i ka sherbyer politikaneve per te kolauduar me mire Qeverine tha ai.

“Ne s’jemi perkeft, përkundrazi ka mjaft gjëra qe duhen përmirësuar, kjo fushatë na ka ndihmuar të vendosim kontaktin e munguar me qytetarët, e dimë që ka probleme, e dimë që ka vështirësi i kemi dëgjuar gjatë kësaj fushate, por vota juaj duhet të jetë një votë e mençur. Edhe ne s’jemi shumë të lumtur se mendojmë se shumë më tepër mund të ishin bërë, por edhe kjo fushatë po na ndihmon për të kolauduar edhe më mirë qeverisjen”,- tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura