Mesfushori i Gallatasarait, Blerim Xhemaili i jep fund beqarisë, dasma me 300 të ftuar

Jul 21, 2015 | 13:26
SHPËRNDAJE


Javën që shkoi mesfushori i ekipit turk Gallatasarai, Blerim Xhemaili, është martuar dhe i ka dhënë fund beqarisë së tij në moshën 29-vjeçare, me modelen e njohur shkodrane, Erjona Sulejmani. Ndonëse tashmë janë bërë prindër të një djali, çifti kishte vendosur që këtë verë të bëjnë dhe ceremoninë e tyre duke ftuar kështu të afërm dhe miq për të ndarë gëzimin së bashku.

Edhe pse festa e martesës nuk ishte ndonjë ceremoni marramendëse, siç bëjnë zakonisht futbollistët të cilët kanë llogari të mjame bankare, Blerimi kishte vendosur të jetë më i thjeshtë. Të ftuarit që ishin deri në 300 janë argëtuar në hotelin “New Star” në Shkup, të gjithë aty, familjarë dhe miq të afërt, por është vënë re mungesa e kolegëve të tij futbollistë. Ndërsa më interesantja ka qenë muzika, duket se të dy, Blerimi dhe Erjona, janë fansë të muzikës tallava pasi për “qejfin e tyre”, në dasmë ka kënduar Meda, Vjollca Haxhiu dhe Shkurte Gashi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura