“Mercedesi është imi, e bleva me lekët që më la burri francez”- Rrëfehet ‘lypësja e pasur’ që dyshohet se organizoi vrasjen e bashkëshorti! Nga martesa me 70-vjeçarin, tek…: Iliri më ka “ngrënë” pasurinë

May 8, 2024 | 14:20
SHPËRNDAJE

“Lypësja e pasur” Donika Jonuzi nga Elbasani, e cila dyshohet se organizoi vrasjen e burrit të saj Ilir Osmani, ka treguar variantin e saj të ngjarjes.

donika jonuz1

Bashkëjetuesi i saj Ilir Osmani, një qytetar nga Elbasani, humbi jetën në Pejë të Kosovës, pasi u përplas për vdekje nga një automjet. Ngjarja që fillimisht u dyshua si aksidentale, rezulton se ishte vrasje e qëllimshme. Shoferi i makinës që e përplasi për vdekje është Serxhio Jonuzi 23 vjeç nga Elbasani, nipi i Donika Jonuzit.

Kjo e fundit jeton në Pejë, ku edhe kërkon lëmoshë, është etiketuar si “lypësja e pasur” për shkak se në disa foto të saj ku shihet e veshur me rroba të mira, varëse floriri madje ka në zotërim edhe një makinë Mercedes-Benz.

Por varianti tjetër i saj është lypja në rrugët e Pejës. Çfarë thotë Donika Jonuzi për këto dy variante të saj?

Në një intervistë për emisionin “Uniko”, ajo është shprehur se makinën e ka blerë me lekët që i la burri francez, me të cilin u martua për letra.

“Është makina ime, e kam blerë në Durrës. Kam qenë e martuar me francezin”, u shpreh ajo, duke shtuar: “Kam jetuar afërsisht 2-3 vjet me atë, francezi ka qenë 70 e ca vjeç kur jemi lidhur për herë të parë.”

Pjesë nga intervista:

Donika Jonuzi: Aty që jam me kostumin e kuq kam qenë në dasmë, motra ime martoi djalin.

Ne kemi bërë këtë lloj krahasimi, thamë “lypësja e pasur”. Nga njëra anë me varëset e floririt dhe nga ana tjetër reflektoni një gjendje, e cila ishte katastrofë

Donika Jonuzi: Shumë e drejtë. Të gjitha varëset të miat janë

Si ka mundësi?

Donika Jonuzi: Më ka çuar Iliri.

Pra, ju nuk keni sot më mundësi familjare?

Donika Jonuzi: Nuk kam, m’i ka ngrënë Iliri, të gjithë pasurinë.

Konkretisht?

Donika Jonuzi: Makinën e kuqe që ke parë në foto, që është Iliri bashkë me Serxhon.

Makina juaj me targa të huaja?

Donika Jonuzi: E vërtetë, është makina ime, e kam blerë në Durrës. Kam qenë e martuar me francezin.

Po francezi jeton sot apo ka ndërruar jetë?

Donika Jonuzi: Jo ka ndërruar jetë.

Ke marrë pasuri ti nga francezi?

Donika Jonuzi: Kam marrë lekët që më ka dhënë, shpërblimi i burrit domethënë.

Francezin e ke njohur për letra? Je martuar me dashuri?

Donika Jonuzi: Jo, punë letrash.

Po pse të ka dhënë shpërblim?

Donika Jonuzi: Po kam jetuar afërsisht 2-3 vjet me atë. Francezi ka qenë 70 e ca vjeç kur jemi lidhur për herë të parë, në Paris

Sa vite keni jetuar në Francë?

15-16 vite. Unë si të gjithë tjetër kam jetuar, kam punuar kameriere, në çdo vend, pastruese, azili i pleqve. Nuk kam pasur dokumente, 10 vite kam qëndruar në pa dokumente

E dini frëngjishten?

E di shumë mirë

U tha nga nëna e Ilirit që keni jetuar bashkë në Francë

Po, 2-3 vite. E mora unë Ilirin atje, por u ktheva në Shqipëri dhe s’doja të ikja më atje. Ilir s’kishte dokumente, kërkoi azil dhe ia refuzuan. Unë isha me dokumente franceze. I kam akoma letrat franceze

Donika Jonuzi ka nxjerrë edhe audiot që i ka dërguar Iliri ku ai i drejtohej “po hëngre inat me mua, s’do e bësh pikën e hajrit. Mos u mërzit, të ka kapur inati me mua, por shikoje se çfarë do të bëj. Ti e di që nuk e ha fjalën, nëse do inat me mua, shiko se ç’do të bëj. Do bëhesh pishman për jetën tënde, më dëgjo mua. Unë të bëj të gjitha të zezat e kësaj bote, do i biesh kokës me grushte.”

Pse, diskutimi është për fëmijën?

Jo, për shkak se unë e lashë Ilirin dhe ika.

Pse lyp?

Se më ka çuar Iliri, nuk kam forcë më. Mu këputën këmbët, duart, më ka ikur shumë pasuri. Kudo të shkoja unë, do të më gjente. Ai nuk kishte qejfin të më vriste vetëm mua, por si familje. Nuk i dilte inatin. Nëna më thoshtë ‘Iliri do të heqë kokë, ke ngrënë dy thika, fytyrën e ke të nxirë’ Ai më thoshte do të vras.

Erdhëm në Pejë se janë shtëpitë më lirë. Këtu janë shumë nga Elbasani, janë nga të gjitha qytetet. Është më lirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura