Mënyrat më të mira dhe më efektive për të lënë pas krahëve shqetësimet e punës

SHPËRNDAJE

Nëse mund ta bëni sot, mos e lini për nesër

Nëse mundeni të bëni diçka përpara se të përfundojë dita e punës, bëjeni! Në të njëjtën mënyrë, mos e bëni sot, nëse mund të presë deri nesër. Pra, përcaktoni përparësitë dhe punoni në mënyrë efiçente gjatë ditës.

Henry Stewart thotë: “Vendet e punës që janë të organizuara janë vende pune produktive. E marr dikë jashtë orarit të punës vetëm një herë në vit dhe kjo ndodh atëherë kur është vërtet e nevojshme. Ju nuk duhet të prisni që njerëzit të punojnë pas orarit të punës”.sad

Përcaktoni kufijtë tuaj

Bëni më të mirën çdo ditë dhe mos u ndieni në faj kur largoheni prej saj. Në varësi të kulturës së vendit të punës dhe punës që bëni, mund të jetë e vështirë të shkëputeni mendërisht pasi e mbyllni punën. Është e nevojshme të përcaktoni kufijtë tuaj, në kuptimin e asaj që ju nevojitet, në mënyrë që të bëni një pushim mendor dhe t’i thoni vetes se meritoni të çlodheni.

Shijoni jetën jashtë punës

Ndarja e punës nga koha e lirë, është e rëndësishme si për shëndetin fizik, ashtu edhe atë psikologjik e mendor. Përvojat krijuese në kohën e lirë dhe pasionet luajnë një rol të rëndësishëm në largimin e stresit, duke përmirësuar shëndetin dhe në përgjithësi i bëjnë njerëzit më të lumtur, sipas gjermanëve. Çdo gjë që ju shkëput nga puna dhe falë së cilës arrini paqe – duhet ta vini në rend të ditës suaj pas punës.

Shkëputuni nga teknologjia

Teknologjia mund t’ju zhysë në një jetë të mbyllur dhe të pashëndetshme. Shkëputuni nga teknologjia, qetësohuni dhe mësohuni që mos ktheni përgjigje menjëherë. Ata që e kanë me ngut, do t’ju telefonojnë.

Bëjeni çlodhjen pjesë të rutinës

Gjeni gjithnjë kohën për t’u çlodhur. Qëndroni në ajër të pastër.

“Të gjithë kemi nevojë për t’u çlodhur, për të qenë më produktivë dhe në përvojën time, idetë më të mira nuk lindin brenda në zyrë” – thotë Stewart.

Burimi / Intv.al

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.