Mëngjese pragfestash si këto të Mirelës

Dec 23, 2018 | 9:21
SHPËRNDAJE

Meqenëse është pothuajse e sigurt që çfarëdo recete të propozohet në revista a gazeta, ju do vazhdoni të piqni mishin e qengjit apo gjelin a pulën e detit sipas mënyrës klasike, nuk po merremi me to, tradita ka rezultuar të jetë më e fortë se ne.

1

Ama, nga sa vihet re në botën virtuale, ëmbëlsirat janë ndër të vetmet, me të cilat eksperimentojnë pak të gjithë. Sot kemi zgjedhur tri receta të Mirela Andonit, e njohur ndryshe nga ‘llupësit’ si papare, dy prej të cilave ua sugjerojmë për mëngjeset e ftohta të këtyre ditëve, gjatë të cilave jeni pushim. Shoqërojini me një kafe të gjatë me qumësht dhe mos mendoni as për peshoren dhe as për burrin (edhe në rastin kur nuk ka ardhur ende)! Ju bëftë mirë dhe gëzuar Krishtlindjet! Shkruhemi të dielën e ardhshme, të fundit të këtij viti, për ca propozime të tjera për ditën e fundit të vit!

Tartë me portokall dhe çokollatë 

Përbërësit: 300 g miell, 150 g gjalpë, 1 vezë, pak kripë, 100 gr sheqer, 2 lugë lëng portokalli, pak lëkurë portokalli.
Kremi: 300 ml pana, 150 g çokollatë, lëkurë portokalli. Feta portokalli të ziera me pak sheqer dhe ujë.

Përgatitja: Te mielli shtojmë sheqerin, gjalpin, vezën, kripën, lëngun e portokallit dhe lëkurën. E punojmë me duar brumin dhe e vendosim në frigorifer për 1 orë. E hapim në tavë, duke krijuar anët me thellësi 2 cm. E shpojmë me pirun dhe e pjekim në furrë të parangrohur më 180 për 20 minuta. Para se ta piqni, vendosini letër furre dhe fasule të thata që të krijojnë peshë.

Presim çokollatën në copa, ngrohim panën, shtojmë çokollatën dhe e tretim te kremi i ngrohtë. Shtojmë lëkurë portokalli. Kremin e hedhim mbi tartë, pasi është ftohur nga pjekja. E zbukurojmë me feta portokalli të sheqerosura.

46056713_362815107622620_4276920291133559745_n

Petulla të ëmbla me limon

Përbërësit: Miell 500 gr, 2 vezë, 50 gr gjalpë, 200 ml qumësht, 50 gr sheqer, 1 pako maja 7 gr, 1 fryrës me vanilje, 1 limon vetëm lëkura, pak kripë.
Përgatitja: Tresim gjalpin, shtojmë qumështin dhe majanë. Te mielli shtojmë sheqerin, lëkurën e limonit, vezët, fryrësin me vanilje. Formojmë brumin dhe e mbështjellim me qese kuzhine, e vendosim në frigorifer gjithë natën. Në mëngjes e punojmë dhe e hapim
me pak miell, e presim me forma, i lëmë të mbuluara edhe 1 orë, pastaj i skuqim me vaj të nxehtë. I kalojmë në sheqer ose i mbushim me krem.

2

Bukë lepurushi me rrush, boronica dhe bajame

PËRBËRËSIT: 500 gr miell, 250 ml qumësht, 7 gr maja birrë e thatë, 100 gr gjalpë, 1 vezë 150 gr, sheqer pluhur, pak kripë 1 limon, lëkura 50 gr, rrush i thatë 100 gr, bajame pa lëkurë 50 gr, boronicë e kuqe e thatë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura