Memushaj drejt Bolonjës, zbulohet shifra që i ofrohet Peskarës

Jun 29, 2016 | 10:35
SHPËRNDAJE

Ndonëse Ledian Memushaj ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë te Peskara, ku është i lumtur me rolin që ka brenda ekipit, vetë klubi po mendon shitjen e mesfushorit shqiptar.

1880032-39597633-2560-1440

Për të interesohet Bolonja, një skuadër e cila është e gatshme të paguajë shifra të rëndësishme për të siguruar kartonin e tij.

Sipas mediave italiane, ka pasur bisedime mes drejtuesve të dy klubeve dhe Bolonja ka ofruar 4 milionë euro për të siguruar mesfushorin shqiptar i cili shkëlqeu në Euro 2016.

Peskara kërkon të përfitojë sa më shumë nga transferimi i kapitenit e si rrjedhojë, ka kërkuar që kjo shifër të rritet. Por në mediat italiane bëhet e qartë se mjafton që Bolonja të çojë në 5 milionë euro ofertën, për të bindur klubin që të lërë Memushajn të largohet.

Ledian Memushaj

Kuptohet që mbetet për t’u bindur edhe vetë futbollisti. Megjithëse preferenca e tij do të ishte të qëndronte te Peskara, një ofertë e mirë ekonomike dhe një kontratë afatgjatë nga Bolonja, një klub që ka më shumë mundësi mbijetese në Serinë A, mund ta bëjë të ndryshojë mendje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura