Mediat serbe: Rama i anullon ftesën Thaçit, që në Elbasan të vijë Vuçiç

Oct 6, 2015 | 16:20
SHPËRNDAJE

“Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç me siguri do të marrë pjesë në ndeshjen e futbollit Shqipëri – Serbi në “Elbasan Arena”, pasi Zv.Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi duket se e ka “anuluar” ftesën”.

Kështu shkruajnë mediat serbe, si “Danas”. Ajo në artikull shprehet e sigurt se Rama ia ka anulluar ftesën kryeministrit kosovar, duke iu referuar burimeve nga qeveria e Prishtinës.

Lajmi i publikuar ne mediat serbe
Lajmi i publikuar ne mediat serbe

Burimet e gazetës thanë se Hashim Thaçi hoqi dorë definivisht nga prania në ndeshjen me Serbinë në “Elbasan Arena” dhe tani gjithçka është gati që qeveria e Shqipërisë të njoftojë zyrtarisht Kryeministrin e Serbisë për listën e të ftuarve, ku miku i Ramës, Hashim Thaçi, nuk do të jetë i pranishëm, së paku, zyrtarisht, në radhët e të ftuarve.

Lajmi ne mediat serbe
Lajmi ne mediat serbe

Sipas mediave, “kryeministri shqiptar e konsideron këtë takim si një moment të rëndësishëm ku mbizotëron vullneti për ta kaluar ndeshjen kundër Serbisë pa asnjë incident. Rama do ta ndjekë ndeshjen në shoqërinë e homologut të tij serb Vuçiç dhe i është shmangur çdo incidenti të mundshëm”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura