“Më thave shpirtin”- Rudina Dembacaj humb njeriun e shtrenjtë: Lamtumirë diell zemre

Jul 8, 2020 | 12:52
SHPËRNDAJE

Moderatorja Rudina Dembacaj ka humbur njeriun e saj të shtrenjtë.

Pas disa kohësh në spital, babai i saj Rexhep Dembacaj është ndarë nga jeta.

Moderatorja bëri të ditur lajmin me anë të një postimin në rrjetet sociale.

“I shtrenjti im, më thave shpirtin! Lamtumire diell zemre! Shko pranë Zotit, Rexhep Dembacaj,”- shkroi Rudina Dembacaj, ndërsa e shoqëroi postimin me foton e të atit.

Në fund të muajit maj, moderatorja njoftoi se i ati ishte shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore.

Ndërsa katër ditë më parë, Rudina Dembacaj festoi ditëlindjen e saj. Moderatorja tregoi se ditëlindjen e saj do e kalonte tek dera e spitalit, ku ndodhej i shtruar babai i saj.

Ajo u shpreh se i ati është i vetmi njeri që ka adhuruar gjithmonë.

“Ditëlindja ime sot, do jetë tek dera e spitalit, duke të të thënë “Të dua Ba”! Je i vetmi njeri që kam adhuruar gjithmonë! Të dua shumë!❤️”– shkroi Rudina, e cila e shoqëroi postimin me disa foto përkrah babait të saj.

/Panoramaplus.al

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura