“Më pëlqen Barça, por mendoj për ekipin tim”, Luis Enrike në prag të duelit me blaugranat: E njoh klubin dhe lojtarët

Apr 9, 2024 | 19:21
SHPËRNDAJE

PSG-ja ka një përballje tepër të rëndësishme të mërkurë, teksa ndeshet me Barcelonën, në fazën çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Në prag të takimit të shumëpritur, trajneri i parisienëve Luis Enrike, ka dalë në një konferencë për mediat ku dha opinionet për duelin me ish-klubin e tij:

luis enrike

“Unë nuk e njoh Ksavin si një trajner, vetëm si shok skuadre. E njoh klubin dhe lojtarët shumë mirë, por nuk e di nëse do të jetë një avantazh. Në nivel emocional, është një eksperiencë e bukur, por jam gati. Është një punë, duhet të jem profesionist. Më pëlqen Barça, por mendoj për ekipin tim. Mendoj se secili ekip do të bëjë presion dhe do mundohen të mbajnë topin.

Besoj se grupi është në nivel të mirë psikologjik. Është një periudhë e mirë për ne. Nuk ndiejmë asnjë lloj presioni. Jemi shumë të emocionuar që kemi mundësinë të kualifikohemi për në raundin tjetër. Entuziasmi i ekipit është gjëja kryesore. Ne duam të luajmë që të mundim Barçën.”

Ndeshja e parë do të luhet në “Parc de Prince” më datë 10 prill kurse e kthimit në “Camp Nou” me datë 16 prill.

PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura