“Më morën 4 burra, dua të shoh për herë të fundit fëmijët!”- Vëllai ngre alarmin për marrjen peng të së motrës në Durrës: Më dërgoi 2 foto në whatsapp, më tha…

Nov 27, 2021 | 15:15
SHPËRNDAJE

Ilirjan Cauli, vëllai i Aureta Caulit, të resë nga Durrësi e cila rezulton e zhdukur që prej ditës së hënë ka zbuluar detaje të reja në lidhje me zhdukjen e motrës së tij.

Aureta Cauli

Cauli bën me dije se e motra, e cila është dhe nënë e dy fëmijëve, ishte nisur ditën e hënë për në Pogradec, pasi kishte aty gjyqin e divorcit. Ndërkohë që ajo i ka dërguar ditën e enjte, 2 foto në whatsapp, ku shihet teksa merr mjekim në ambientet e një spitali.

Ai thekson se ka bërë dhe deponimin në polici në lidhje me ngjarjen në fjalë, por ndërkohë ka hasur në neglizhencën e uniformave blu, të cilët i kanë thënë se do të punojnë për lokalizimin e të resë dhe nuk kanë bërë ende asgjë.

Ilirjani deklaron gjithashtu se ditën e sotme Aureta kishte marrë në telefon kushërirën e saj dhe i kishte deklaruar se po mbahej peng nga 4 persona dhe se dëshironte të shihte fëmijët për herë të fundit.

AURETA CAULI

“Nga dita e hënë kemi humbur kontaktet me motrën. Ishte nisur për në Pogradec se kishte procesin e divorcit, kështu na tha.

Që atë ditë nuk kemi pasur më kontakte me të. Ditën e mërkurë kam bërë denoncim në Stacionin e Policisë në zonën e Plazhit për humbjen e motrës. Ditën e enjte motra më dërgon 2 foto në whatsapp, që ishte në spital duke marrë serum vetë dhe pastaj i fiket telefoni. Vete në polici për të çuar ato foto që mund ta zbulonin ça spitali ishte, por përgjigja e punonjësve të policisë më la për të dëshiruar.

S’kemi ç’e duam foton, do pyesim spitalet me këtë emër dhe të themi, kur nëpër urgjenca s’të kërkojnë ndonjë mjet identifikimi për të marrë serum dhe ata mund ta kenë regjistruar me emër tjetër. Sot nga ora 10 kishte marrë një kushërirë në telefon, i kishte thënë që më kanë marrë 4 veta dhe vetëm të shoh pak fëmijët për herë të fundit, se s’jam mirë. Vete përsëri në komisariat tani dhe asnjë lajm prej tyre, kur shumë mirë ata mund ta gjejnë nga tabulatet telefonike nga merr në telefon”, deklaron i vëllai.

AURETA CAULI2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura