Mbytet në Liqenin e Vorës 17-vjeçari, po lahej me shokët

May 29, 2015 | 18:27
SHPËRNDAJE

Një person është mbytur sot rreth orës 17.00 në liqenin e Vorës. Viktima është shtetasi me iniciale M.B, 17 vjec, i cili ka qenë duke u larë në Liqenin e Vorës me disa shokë kur ka mbetur brenda ujit dhe s’ka arritur të dalë.

Kanë qenë shokët e tij dhe banorët të cilët kanë njoftuar policinë.

Trupi është nxjerrë nga polumbarët e RENEA-s dhe është dërguar në morg për të sqaruar shkakun e vdekjes së 17-vjecarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura