Mbyllet Spitali Covid-4 në Tiranë/ Do të qëndrojë në gatishmëri, ja çfarë do të ndodhë me pacientët

Apr 9, 2021 | 12:22
SHPËRNDAJE

Pas rënies së numrit të Urgjencave të koronavirusit, është vendosur mbyllja e Spitalit Covid-4 në Tiranë.

spitaletcovid1-2 (4)

Spitali Covid-4 do të jetë në gatishmëri në rast se rëndohet sërish situata, raporton “News 24.

Ndërkaq, mësohet se pacientët që kanë qenë deri më tani te ky spital, do të transferohen te Covid-1 dhe Covid-3.

80 pacientë janë aktualisht në spitalet Covid-1 dhe Covid-3, si dhe 80 pacientë të tjerë ndodhen te Covid-2. Vendimi i sotëm vjen një ditë pas mbledhjes së Komitetit Teknik, që vendosi vijimin e të njëjtave masa anti-Covid edhe për dy javët e ardhshme.

Në javët e para të muajit prill kanë ndodhur mesatarisht 8 fatalitete në ditë, ndërkohë që ka rënë edhe numri i urgjencave. Spitali Covid-4 u hap pas plotësimit të kapaciteteve të tre strukturave të tjera dedikuar koronavirusit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura