“Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde”- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Edukimi financiar, i rëndësishëm që në mosha të vogla

Mar 18, 2024 | 11:21
SHPËRNDAJE

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në nisje të Javës së Parasë nën sloganin  “Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde”, është shprehur se edukimi financiar është shumë i rëndësishëm që të bëhet që në mosha të vogla.

Sejko u shpreh se bankimi online ka shumë rreziqe, duke filluar nga vjedhja e të dhënave të risku i humbjes së parave nga llogaria, ndaj është e rëndësishme q, fëmijët, adoleshentët e të rriturit duhet të jenë sa më të informuar.

“Në kohën e sotme, risia në sistemin bankar është teknologjia, dhe pagesat me bankë përmbajnë disa rreziqe, ndaj slogani është “Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde”.

Ndaj sot do të shpërndajmë informacione se çfarë rreziqesh ka bankimi online, nga vjedhja e të dhënave dhe riskimi i shumave që kanë në bankë. Do të falënderoja ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, dhe shoqatë shqiptare të bankave, drejtorët dhe kolegët që kanë ndihmuar në rolin e tyre.

Edukimi financiar është i rëndësishëm që duhet të merret që nga mosha të vogla, ndaj kemi bashkëpunuar me ministrinë e Arsimit, në mënyrë që fëmijët dhe studentët të jenë sa më të informuar”, tha Sejko.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura