Mbi 5 muaj luftime/ The Economist: Ukraina është në prag të një krize të shëndetit mendor! Qytetarë dhe ushtarë kanë nevojë për trajtime me psikologë

Aug 7, 2022 | 20:47
SHPËRNDAJE

“Ukraina është në prag të një krize psikologjike”. The Ecomonist i ka kushtuar një artikull pasojave afatgjata që do të lërë lufta në Ukrainë tek qytetarët, por sidomos tek ushtarët në frontin e luftës.

luftaukraine

Media prestigjioze sjell në vëmendjen rastin e një ushtari ukrainas, Eduard K. i cili iu afrua një postblloku ushtarak dhe bërtiti: Putin është Presidenti im.

Ndërkohë një stilist mode kujton gjendjen e panikut në rritje, teksa lufta shpërtheu në shtëpinë e tij në Kievin verior. Edhe pse predhat dhe raketat nuk shpërthenin afër tij, ai qante vazhdimisht nga lajmet që lexonte në telefon.

Ai u fiksua aq shumë pas rusëve, saqë një ditë doli nga shtëpia me pizhame për të kërkuar ushtarët rusë, të cilët përparonin gjithmonë e më shumë në zonën e Kievit verior.

Në vend të kësaj, ai tha se kishte dalë në kërkim të Katya Chilly-n, një kampione, një pjesëmarrëse e re ukrainase në Eurovizion, përpara se të shpallte besnikërinë e tij ndaj presidentit të Rusisë.

Ndërkohë Eduard K. u shtrua në një nga spitalet psikiatrike të Kievit. Yaroslav Zakharov, mjeku që e vizitoi i pari, thotë se gjendja e tij psikologjike nuk ishte aspak e pazakontë në një vend të traumatizuar nga pesë muaj luftime.

Lufta ka prekur në një farë mënyre çdo ukrainas dhe stresi po zmadhon problemet aktuale të çdo personi. Në rrethana normale psikika funksionon si një sistem tretës, thotë doktori; është në gjendje të përshtatet dhe përpunojë përvoja ekstreme. Lufta e zgjatur e ndryshon atë. Pritja e dobëson sistemin nervor.

“Njerëzve u pëlqen t’i kontrollojnë gjërat, dhe lufta nuk ju lejon ta bëni atë,” thotë ai. Ministria e shëndetësisë e Ukrainës parashikon se lufta do të lërë 3-4 milionë njerëz në nevojë për të marrë medikamente dhe 15 milionë të tjerë do të kërkojnë mbështetje psikologjike.

Reparti i Dr Zakharov ka hasur raste të shumta ku ushtarët pësuan kriza të ndryshme nervore. Në një rast, një prej ushtarëve i drejtoi armët e zjarrit një kolegu në vijën e frontit.

Por gjendja u vështirësua më shumë pas nisjes së luftës në Kiev, ku kjo qendër qëndroi hapur, pavarësisht se raketat fluturonin mbi kokat e të lënduarve. Mjekët i liruan të gjithë pacientët, përveç atyre që kishin probleme të theksuara të shëndetit mendor. Një prej personave që u lirua, u gjet më vonë i vetvarur në vendin ku ishte strehuar, pasi mori vesh që shtëpia e tij pranë Kievit ishte plaçkitur nga ushtarët rusë.

Eduard K. thotë se shumë nga pacientët e pranuar përkrah tij vinin drejtpërdrejt nga Bucha ose Irpin në periferi të Kievit ku forcat pushtuese ruse kryen mizori të tmerrshme. Burrat ishin të të gjitha moshave dhe prejardhjeve, thotë ai, nga të rinjtë deri te shumë të moshuarit. Një grup pacientësh e kuptoi se Eduard K. ishte Zoti. “Ata u prezantuan një nga një: ky është kryeengjëlli Mikael dhe ky filani është kryeengjëlli Gabriel”, tregon ai.

Disa ishin shumë të traumatizuar për të folur, por në vend të tyre sollën oferta Eduardit: mollë, qese çaji të çuditshme, kafe, çorape. Në fund të ditës së tij të parë në repart, tavolina e tij pranë shtratit ishte e mbushur me dhurata të pakërkuara. Një pacient i ri do t’i sillte monedha prej një kopeku. Me sa duket, ai kishte parë mizoritë ruse pranë shtëpisë së tij në Bucha, megjithëse kurrë nuk ishte në gjendje të tregonte saktësisht se çfarë kishte përjetuar.

Qeveria ukrainase ka dërguar specialistë të shëndetit mendor në disa nga qytetet më të goditura. Nataliya Zaretska, një psikologe, ka punuar në Bucha për tre muajt e fundit, duke ndihmuar civilët të trajtojnë traumën e pushtimit. Ajo priste që programi i saj të përfundonte pas gjashtë muajsh, por kërkesa ka qenë aq e madhe sa ka hapur një qendër të re të shëndetit mendor në qytet. Zonja Zaretska thotë se spektri i sëmundjeve mendore është i gjerë. Ajo punon me ushtarë që janë kthyer pasi janë torturuar në robëri dhe me vendasit që kanë qenë të burgosur në shtëpitë e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura