“Dinjitet për punëtorët”- 1 Maji/ Qytetarët protestë përpara kryeministrisë

May 1, 2024 | 11:20
SHPËRNDAJE

Punonjës të profesioneve të ndryshme janë ngritur në protestë për 1 Majin përpara Kryeministrisë.

Protesta e punetoreve

“Dinjitet për punëtorët”, shkruhet në një nga pankartat që protestuesit mbajnë në duar.

Një minator kërkoi marrjen e statusit teksa u shpreh se kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

“Oficerët kanë status, të gjithë kanë status, jemi në kushtet më të vështira. Jemi të diskriminuar, të sëmurë, asnjë nuk merr parasysh kërkesat tona. I kemi dhënë ekonomisë shumë të ardhura, sot jemi të persekutuar”, tha një minator.

Ndërsa një përfaqësuese e sindikatës së arsimit deklaroi se duhet të dyfishohet paga dhe t’i kthehet vëmendja shkollave.

“Sot jemi përpara Kryeministrisë për të kërkuar dyfishimin e pagës së mësuesit. Gjithashtu kemi nevojë që Kryeministri të kuptoj që shkollat kanë nevojë për investime. Ministret e kanë kthyer shkollën në shkollë Facebook-u, ku imponohet mësuesve të bëjnë like e share e jo punën e tyre. Ti kthehet vëmendja shkollës”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura