“Mbesa është e traumatizuar”- Suedia do deportojë 9-vjeçaren shqiptare, flet gjyshja e të miturës: Ja kush është babai

Apr 15, 2024 | 21:19
SHPËRNDAJE

Me shtetësi shqiptare dhe emrin e vërtetë Adelisa, Lisa vetëm 9-vjeçe duhet të deportohet në një jetimore në Shqipëri, edhe pse ajo di të flasë vetëm suedisht.

lisa 1

Lisa ka lindur në Suedi dhe prej pesë vitesh jeton me një familje suedeze. Por vendimi që ajo do të deportohet në një jetimore në Shqipëri është marrë, edhe pse kujdestaria e saj është në një familje suedeze. Kjo ngjarje u trajtua në emisionin “Me zemër të hapur” nga Evis Ahmeti. Gjyshja e vajzës tregon gjithçka që ka ndodhur.

Gjyshja: Mbesa është e traumatizuar. Adelisa ka lindur në Suedi në dhjetor 2014. Vajza ime dhe burri i saj janë njohur në rrjetet sociale dhe më 2013 kanë ikur në Suedi. Vajza ime u largua nga babai i Adelisës. Vajza ime nuk donte të qëndronte më me bashkëshortin, pasi ajo tha se ai i bënte dhunë psikologjike shumë të madhe. Babanë e Adelisës nuk e kemi informuar për lindjen e vajzës.

Adelisa ka qëndruar deri në 1 vjeç me ne. Vajza ime dhe Adelisa shkuan në shtëpinë e çiftit nga Suedia. Vajza ime iku sepse Zyra e Emigracionit dha përgjigje negative për gjithë familjen tonë, duke më detyruar mua që ta mbaj unë. Shërbimet sociale thanë se Adelisa duhet të qëndronte në Suedi, por Emigracioni nuk vendosi që e mitura të qëndrojë atje. Adelisa erdhi në Shqipëri, qante dhe u kthye sërish në shtetin suedez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura