FSHF hedh në shitje biletat e finales të Kupës së Shqipërisë, ja mënyra se si mund t’i blini

Apr 29, 2024 | 19:10
SHPËRNDAJE

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit se kanë dalë në shitje biletat për finalen e Kupës së Shqipërisë, Kukësi – Egnatia, që do të luhet më 14 maj në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.

bandicam-2024-04-29-19-04-39-738

Biletat mund të blihen në sportelin e biletarisë pranë stadiumit “Selman Stërmasi” dhe “Air Albania” ose në biletarinë online.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.
Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.
Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotesoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)
Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura