“Mbas Markut kap Gjonin, kur të mbarosh punë me Gjonin kap Nduen”- Rudina Dembacaj publikon foton me ish deputetin dhe i kthehet komentuesit: Si do ia bëja pa …

May 19, 2020 | 13:07
SHPËRNDAJE

Rudina Dembacaj nuk e ka problem të shprehë hapur dashurinë për ish-deputetin Mark Frroku.

Së fundmi, moderatorja publikoi një foto me partnerin e saj ku shkruan: “Kur ma ven doren mbi dore…?”

Por në postimin e Rudinës nuk kanë munguar komentet negative, që ajo i merr me sportivitet.

“Mbas Markut kap Gjonin, kur të mbarosh punë me Gjonin kap Nduen, mbas Ndues kap Palin, mbas Palit kap Lleshin, mbas Lleshit kap Gjinin dhe Shpalin,”– shkroi një prej komentuesve.

Dhe moderatorja iu përgjigj: “Uaaa faleminderit, si do ia bëja pa këto sugjerime.”

Ndërsa një ndjekëse i shkroi: “A je prush apo je borë. Hallin tim sma di kërkush. A je bor, a je prush ???.”

“Hahahaha prush, prush hahahaha”- shkroi Rudina.

Moderatorja ka qenë në qendër të vëmendjes pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Alex dhe lidhjes me Mark Frrokun.

Ajo ka folur hapur për marrëdhënien e tyre duke treguar se janë shumë të lumtur dhe se eshtë mirëpritur nga familja e Frrokut.

Rudina dhe ish deputeti bashkëjetojnë me njëri-tjetrin dhe kanë një biznes së bashku.

/Panoramaplus.al

          

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura