“Mazhoranca nuk do që ta kapë institucionin e Presidentit”- Balla mbi shkarkimin e Metës: Thirrjet e tij çuan në veprime kriminale. Duhet një hetim i plotë për…

May 4, 2021 | 12:56
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se nisja e procedurave për shkarkimin e presidentit Meta nuk lidhet me dëshirën e mazhorancës për të kapur institucionin, por me faktin që sipas tij duhet të kemi një kryetar shteti mbi palët.

Në fjalën e mbajtur në Kuvend Balla kërkoi një hetim të plotë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ndërsa akuzoi presidentin se nxiti dhunë me thirrjet e tij.

Lidhur me këtë, nuk dua të flas për procedurën e shkarkimit të presidentit, sepse procedura ka hyrë në hullinë institucionale. Dua tju them që unë vlerësoj që është në dinjitetin institucional të këtij Parlamenti, i cili përmbyll mandatin në 9 shtator, por që funksionon deri në 8 korrik unë tju them që në respekt të këtij dinjiteti, ne respektojmë një vullnet masiv të qytetarëve, jo vetëm mbështetës të PS por edhe demokratët që janë ndjerë po aq fyer nga një president republike. Një person që e ka përdhunuar institucionin e presidentit në mënyrën më të turpshme. Në dokumentin e paraqitur nga 50 deputetët firmëtarët besoj që gjendet cdo provë juridike për të justifikuar procedurën e shkarkimit. Kushdo që mendon se procedura e shkarkimit ka të bëjë me dëshirën e mazhorancës për të kapur institucionit e ka shumë gabim.

Nuk kemi ne asnjë lloj interesi për të marrë institucionin e presidentit. Ne duam që Shqipëria të ketë mbi palët dhe të punojë me të gjitha forcat politike në dobi të interesit kombëtar. Ne nuk duam një president që të jetë ditën president dhe natën kryetar i shtabit elektoral të një partie politike. Mendoj që në 2021 Shqipëria meriton një hetim të plotë të sjelljes së presidentit si kryetar ri shtetit para dhe gjatë fushatës zgjedhore, duke nxjerrë në pah të gjitha problematikat që bien ndesh me kushtetutën. Natyrshmen që përsëri Kuvendi do të shprehet me votë dhe Gjykata Kushtetuese nëse vendimi është kushtetues dhe ligjor ose jo. Ne të gjithë biem dakord që president duhet hetuar.

Që Kuvendi ti japi kohën komisionit hetimor për të identifikuar shkeljet. Mund të them me bindje që thirrjet për dhunë të presidentit ishin shkaku që cuan në veprime tërësisht kriminale nga një pjesë e opozitës. Jam dëshmitar në Elbasan i sjelljes kriminale të PD që krijoi grupe të armatosura që cuan në vrasjen e një qytetari autokton në Elbasan. Për mua personalisht, vrasja e 25 prillit ka një detyrim për tu zbardhur deri në detaj. Jo vetëm tek atentatori, por tek urdhëruesit i atij akti të rëndë kriminal. I cili jo vetëm trazoi zemrat e qytetarëve por ndikoi në një proces të lirë dhe demokratik”, tha Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura