Masat anti-Covid dhe ora policore/ Qytetarët e Kosovës dynden drejt Shqipërisë, radhë të gjata në pikën kufitare

Apr 10, 2021 | 12:31
SHPËRNDAJE

Masat e reja kufizuese anti-Covid duket se kanë ndikuar që qytetarë të shumtë nga Kosova ti drejtohen këtë fundjavë Shqipërisë.

radh99

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjatë ditës së shtunë, në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, në dalje nga Kosova për në Shqipëri janë krijuar kolona të gjata me vetura deri në 400 metra.

Ndërkohë, sipas qendrës, pritjet për ta kaluar kufirin shqiptar po shkojnë deri në 30 minuta, raportojnë mediat e Kosovës. Ndërkaq, dje deri në orën 11:00 kanë kaluar kufirin me Shqipërinë afro 5.500 qytetarë nga Kosova.

Sjellim në vëmendje që Kabineti Kurti vendosi masat anti-Covid në fillim të javës, ku përfshihet edhe mbyllja e lokaleve dhe restoranteve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura