Masakra në Lushnjë/ Defekti në ecje që tradhëtoi njërin nga autorët

Oct 17, 2017 | 9:10
SHPËRNDAJE

Një autor i tretë i dyshuar që mendohet se ka qenë i përfshirë në masakrën me dy viktima dhe dy të plagosur në Lushnje, ku thuhet se shënjestër ishte nipi i Aldo Bares, është identifkuar nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes prej një cilësie të vecante që ai ka.

viktimat ne lushnje

Sipas gazetarit Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, ai ka një defekt kur ecën dhe tani policia e ka identifikuar aurotin e tretë në bazë të asaj që kanë thënë dëshmitarët.

Deri më tani janë publikuar nga Policia si emra të dyshuar të masakrës vetëm Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura