Masakra në Elbasan/ Video e RENEA-s, kontroll dhomë më dhomë për të kapur vrasësit

Feb 5, 2016 | 10:46
SHPËRNDAJE


Kontrollet e Policise ne Elbasan pas masakres by gazeta-panorama

Policia e Shetit po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në Elbasan, ku u vranë 3 persona dhe u plagosën 8 të tjerë në një atentat me armë zjarri.

12695930_10153781440333260_217629174_n

Gjatë gjithë ditës së djeshme, ka vijuar krehja e zonës për gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera materiale që do shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes.

Një grup ekspertësh po vijojnë kqyrjen e kamerave të sigurisë , të sekuestruara në një sërë lokalesh e biznesesh që mund të ndihmojnë në identifikimin e automjetit që kanë lëvizur autorët.

Njëkohësisht forcat speciale Renea e FNSH edhe gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës kanë vijuar kontrollet e banesave dhe shoqërimin për tu marrë në pyetje të personave të dyshuar apo që mund të kenë dijeni në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Në këtë kuadër, gjatë orëve të vona të natës së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, janë kontrolluar 16 banesa në gjithë qarkun e Elbasanit.

Janë shoqëruar për verifikim 19 persona. Janë kontrolluar 13 mjete të dyshuara si automjeti që mund të kenë përdorur autorët e krimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura