Marsela Çibukaj, ftesë për të gjithë artistët: Të organizojmë një koncert ose mbrëmje live bamirësie

Nov 29, 2019 | 13:47
SHPËRNDAJE

Figurat e njohura të ekranit janë sensibilizuar për situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi ynë. Shumë prej tyre janë ofruar për të ndihmuar me para ose ka patur edhe nga ata që iu kanë ndejtur pranë të dëmtuarve nga tërmeti. 

Këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj ka gjetur një tjetër mënyrë për të ndihmuar shqiptarët e prekur nga tërmeti.

Ajo iu bën thirrje të gjithë artistëve që të organizojnë një koncert për të mbledhur fonde.

“Është e kotë të theksoj që të gjitha eventet dhe mbrëmjet ‘live’ të kësaj jave që ishin të planifikuara i kemi anulluar bashkë me muzikantët padiskutim që prej ditës së martë në shenjë respekti për këtë dhimbje të madhe që të gjithë po përjetojmë. Shpresoj, dhe kjo është një ftesë e hapur dhe e sinqertë për të gjithë kolegët e muzikës, të humorit dhe të spektaklit, që së shpejti të organizojmë një koncert ose mbrëmje live bamirësie për të mbledhur fonde në ndihmë të vëllezërve dhe motrave në vështirësi. Të jemi sa më afër njëri-tjetrit. Marsela”, ka shkruar këngëtarja në ‘Instagram’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura