Maradonën e presin si “Zot” në Bjellorusi, por “gjëmën” ia bën Elis Bakaj

Jul 16, 2018 | 22:23
SHPËRNDAJE

Pas paraqitjes kontroverse në Kupën e Botës, teksa bëri bujë në të gjithë botën për skenat e tij në tribunat e stadiumeve teksa mbështeste Argjentinën, Diego Armando Maradona shkoi në Bjellorusi me avionin e tij privat, për ndeshjen e parë si president i klubit të Dinamo Brestit.

redgol-assets.s3.amazonaws

Maradona shkoi në stadium me një makinë jashtëzakonisht të madhe, pak a shumë një e tillë si për luftë. Ai po përshëndeste të gjithë në stadium që kishin ardhur për ta mirëpritur.

di-galleries-assets.s3.amazonaws

Por, “gjëma” i erdhi nga ekipi kundërshtar, më saktë edhe nga një shqiptar. Dinamo Brest luante përballë Shaktar Soligorsk, dhe ishte pikërisht ekipi i Elis Bakajt, që fitoi me shifrat 1-3. Pjesë e suksesit të Shaktarit ishte edhe shqiptari, ku pasi shifrat ishin mbërthyer në 1-1, shënoi me penallti golin e dytë.

di-galleries-assets.s3.amazonaws (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura