“Mandati i LSI u rrëmbye përkohësisht nga bandat”- Kandidati i qarkut Berat, Ardit Çela: Do ta rimarrim, askush nuk na ndal dot

Apr 29, 2021 | 15:07
SHPËRNDAJE

ardit cela lsi

Kandidati për deputet në Qarkun e Beratit, i Lëvizjes Socialiste për Integrim,
Ardit Çela ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave edhe për kandidatët në këtë qark, ku LSI nuk mund të sigurojë një mandat.

Çela teksa falënderon elektoratin e LSI, shprehet i sigurt se mandati i LSI “perkohesisht u rrembye nga bandat, por qe do ta rrimarim serisht shume shpejt!”.

“Vendimmarrja e dhunshme dhe penalisht e denueshme e KZAZ nr 66, per te quajtur te vlefshme 3 kuti te mbushura me vota teper nga banda e rilindjes, te vertetuar ne procesverbalet e firmosura nga vete numeruesit Socialist, ia hoqen perkohesisht mandatin e fituar me gjak e me djerse mijera votuesve te LSI”, shprehet Çela.

“Askush nuk na ndan dot, dhe askush nuk na ndal dot nga e drejta dhe e verteta!”, thekson ai.

POSTIMI I PLOTE:

Ne perfundim te numerimit ne qarkun e Beratit, dua te shpreh nje mirenjohje te thelle per te gjithe ata miq e shoke, anetare te LSI te cilet u perballen me represionin e eger te pushtetit dhe te bandave, rezistuan dhe arriten qe me votat qe derguan ne kutite e votimit, t’ia japin nje mandat LSI.

Vendimmarrja e dhunshme dhe penalisht e denueshme e KZAZ nr 66, per te quajtur te vlefshme 3 kuti te mbushura me vota teper nga banda e rilindjes, te vertetuar ne procesverbalet e firmosura nga vete numeruesit Socialist, ia hoqen perkohesisht mandatin e fituar me gjak e me djerse mijera votuesve te LSI.

Miq, Ju jeni heronj.
Ju keni fituar.
Mandati eshte i juaji.

Ju e fituat ate me shume sakrifica, me shume kosto qe paguat ne familjet tuaja.

Ai perkohesisht u rrembye nga bandat, por qe do ta rrimarim serisht shume shpejt!
Ne perfaqesuam vlerat, konkurimin me alternative. Ne prezantuan qytetari dhe fisnikeri. Ne luftuam te vetem kunder te gjitheve. Dhe ia dolem. Ne fituam.

Une ju jam mirenjohes!
Ju dua dhe ju perqafoj!

Askush nuk na ndan dot, dhe askush nuk na ndal dot nga e drejta dhe e verteta!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura