Makina përplas motorin, plagosen dy persona

Sep 19, 2020 | 18:59
SHPËRNDAJE

Dy persona që ishin duke udhëtuar me motor kanë mbetur të plagosur, pasi janë përplasur nga një makinë.

auto-aksident-me-motor-foto-arkiv-620x3581465066312_2970
Foto Ilustruese

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Plepa-Ndroq, në Pjezë, ndërsa të plagosurit janë shtetasit D.Gj., rreth 42 vjeç dhe V.M., rreth 36 vjeç.

Informacion paraprak

Më datë 19.09.2020, rreth orës 16:50, në aksin rrugor Plepa-Ndroq, në Pjezë, një mjet me drejtues shtetasin A.K., është përplasur me një motorr me drejtues shtetasin D.Gj., rreth 42 vjeç dhe pasagjer shtetasin V.M., rreth 36 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura