Gjykata e lë në burg, Anjeza Shabani: E dhunova djalin vetëm një herë

Jun 24, 2016 | 9:23
SHPËRNDAJE

Anjeza (Husha) Shabani, administratorja e kopshtit privat “Diren”, e shfaqur në videon ku dhunonte brutalisht një fëmijë 3-vjeçar, do të hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg”. Gjykata e Tiranës pranoi dje kërkesën e Prokurorisë për caktimin e kësaj mase sigurie për 32-vjeçaren e akuzuar për “keqtrajtim të mituri” dhe “shpërdorim të detyrës”.

stop10-2

Gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura, administratorja ka mbajtur qëndrim pendues, duke pohuar se gjithçka kishte qenë vetëm një moment tensioni dhe se rasti i filmuar ishte i vetmi.

Pendesa e saj, si edhe pretendimet për një masë më të butë sigurie për shkak të mungesës së rrezikshmërisë shoqërore dhe faktit se është nënë e një fëmije të mitur, nuk e bindën Gjykatën. E dyshuara erdhi e qetë në Gjykatë, por nuk i mbajti lotët kur Gjykata shpalli vendimin që e la në qeli.

BISEDA ME BABAIN

Në daljen e saj të parë në publik, pas transmetimit të video-skandalit në programin investigativ “Stop” në TV Klan, Anjeza Shabani pati një komunikim të shkurtër në distancë me të atin.

Biseda ndodhi në momentin kur ajo zbriti nga automjeti i Policisë për t’u futur në derën e Gjykatës. “Babi, jam mirë”, thirri ajo me zë të lartë, drejtuar të atit, i cili kishte hipur në kangjellat e portës së Gjykatës. “Bravo, bravo bab, e fortë të bëhesh”, iu përgjigj po me volum i ati. Pak minuta më vonë, Anjeza Shabani u shfaq një kafazin e sallës nr.1 të Gjykatës së Tiranës.

 

anjeza-ne-gjyqqqq

SEANCA

Ora shënonte 11:31 kur Anjeza Shabani u shfaq në sallën e gjyqit, të tejmbushur me gazetarë dhe dhjetëra kamera televizive. Ajo u ul në karriget e kafazit të hekurt me pranga në duar, të cilat iu hoqën kur në sallë u fut gjyqtarja.

Në vijim, me urdhër të kryesueses, salla u boshatis nga gazetarët, për t’u zhvilluar me dyer të mbyllura. Burime brenda sallës bënë me dije se përfaqësuesi i Prokurorisë ka paraqitur si provë deklarimet e prindërve të të miturit të dhunuar, si edhe procesverbalet mbi sekuestrimin e pamjeve të plota filmike të video-skandalit dhe të këqyrjes së tyre. Përfaqësuesi i Prokurorisë, Genci Qano, ka pretenduar se në rastin e të dyshuarës Shahini ekzistojnë kushte ligjore për caktimin e masës “arrest në burg” ndaj saj.

I kundërt me këtë pretendim ka qenë ai i të dyshuarës, si edhe i avokatit të saj mbrojtës. “Ka qenë vetëm një moment tensioni. E qëllova pasi ai po shqetësonte fëmijët e tjerë me të qarën pa pushim. Nuk ka ndodhur asnjëherë tjetër. Unë e kam puthur pasi ndodhi kjo. Më lejoni të kthehem në shtëpi, pasi jam nënë vetë”, mësohet të jetë shprehur e dyshuara para Gjykatës. Nga ana e tij, mbrojtësi ligjor i saj i kërkoi Gjykatës masë më të butë se ajo e kërkuar nga prokurori. ARMAND BAJRAMI

13518195_201532470246753_1634662251_o 13517755_201532456913421_1769506525_o

AKUZAT

anjeza-gjyqqqqq

Menjëherë pas inspektimit të bërë, tashmë Hetimi Tatimor është vënë në lëvizje duke bllokuar kopshtin “Diren”.

Në një intervistë për mikrofonin e “STOP”,  Zëdhënësi i Përgjithshëm i Drejtorisë së Tatimeve, Erjon Prifti, pranoi se ky subjekt është i pa licensuar. Ai gjithashtu shtoi se do të kryhet një investigim fiskal (tatimor), si dhe do të hetohen dhe do të penalizohen të gjithë personat përgjegjës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura