Lunin më i miri se të gjithë, notat e lojtarëve të Realit të Madridit pas triumfit ndaj Sitit

Apr 18, 2024 | 11:24
SHPËRNDAJE

LUNIN 8 – Transmeton shumë siguri, në dalje, në lojën në ajër, me këmbë, me duar natyrisht. Bën disa ndërhyrje vendimtare. Nuk ka asnjë përgjegjësi në golin e barazimit të Kevin de Bryjne. Hero te penalltitë.

real madrid

KARVAHAL 7 – Ka meritën se arrin të ndalojë si të mundet Grilish. Sakrifikohet shumë në mbrojtje, duke mos i dhënë një shtysë përpara Realit. Ndëshkimi me karton të verdhë ishte e vetmja notë negative e mbrëmjes.

RYDIGER 7 – Shumë i pranishëm në mbulim për t’i dhënë një ndihmë shokëve të repartit. Në këtë kapitull, është thjesht spektakolar, teksa Haland nuk bën asgjë para tij. Nuk mundi të pastronte me forcë një krosim të Doku dhe De Bryjne e ndëshkoi.

NAÇO 6.5 – Haland i shmanget mbulimit Rydigerit, duke zgjedhur të luajë më pranë Naços dhe krijon më shumë probleme se zakonisht. Duelet me topin në ajër janë për norvegjezin, por Naço nuk dorëzohet asnjëherë. MENDI 6.5 – Ai i ka lejuar vetes disa përgjumje në pjesën e parë, duke i lënë shumë liri De Bryjnes. Shumë më në harmoni në pjesën e dytë, duke qenë një mur për Bernardo Silvën, “partneri” i tij i ri.

KROS 6 – Në hije në pjesën më të madhe të takimit. Ka vuajtur shumë kur nuk e ka pasur topin nëpër këmbë. Nuk mundi t’i jepte Realit zotërime të gjata për të shmangur ngacmimet e Sitit.

Nga 79’ LUKA MODRIÇ – pa notë.

KAMAVINGA 6.5 – Ka fshirë shumë topa në pjesën e parë. Ka shfaqur siguri me topin në këmbë. Në pjesën e dytë ka qenë më pak i vëmendshëm. paraqitje e mirë.

VALVERDE 7 – Herë mirë e herë më pak mirë. E ka nisur me një ritëm të lartë. Ka gjeneruar rrezik me inkursionet e tij. Me Realin të tërhequr në pjesën e dytë u kufizua vetëm në detyrat mbrojtëse.

BELLINGAM 6.5 – E nisi ndeshjen, duke i krijuar shumë probleme Sitit, duke u kombinuar mirë me Rodrigon dhe Vinicius. Spektakolar në aksionin që i dha golin e epërsisë Realit.

RODRIGO 7.5 – Shumë i mprehtë dhe tepër i angazhuar gjatë gjithë kohës që ishte në fushë. Një tjetër gol kundër Sitit dhe një tjetër gol në Champions. Mjaft i lëvizshëm në të gjithë frontin e sulmit.

VINICIUS 7.5 – I pandalshëm kur ka mundur të vrapojë. Nga asisti i tij erdhi goli i Rodrigos. Jo vetëm, kaq, por gjatë gjithë kohës që ishte në fushë mbajti në panik mbrojtjen e Sitit. U zëvendësua i lodhur.

ANÇELOTI 7.5 – Befasoi sërish Guardiolën dhe gjeti boshllëqet për të dëmtuar Sitin në hapësira. Disa pozicione lojtarësh krijuan konfuzion te rivali dhe u shpërblyen nga goli i Rodrigos. Më pas ai nuk arriti ta nxjerrë skuadrën nga “gropa” që e futi Siti. Gjithsesi, shumë më mirë sesa 0-4 në sezonin e kaluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura