Lufta në Ukrainë/ Vladimir Putin: Rusia është goditur në pikat më kritike nga sulmet kibernetike

May 20, 2022 | 18:55
SHPËRNDAJE

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje për veprime për të përmirësuar rezistencën e vendit të tij ndaj sulmeve kibernetike, duke thënë se Rusia ishte goditur nga sulme të shumta që kur Moska dërgoi trupa në Ukrainë.00527375-f668-4c1b-8427-c4b6b0a796d0

“Ne në përgjithësi ishim gati për këtë sulm”, tha ai gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

Ky është rezultat i punës në të gjithë sistemin që është ndërmarrë në vitet e fundit. Sulmet vinin nga vende të ndryshme, por ishin qartësisht të koordinuara, duke goditur infrastrukturën kritike të informacionit, përfshirë median, institucionet financiare dhe portalin qeveritar. Mbrojtja kundër sulmeve të tilla mund të arrihet duke forcuar objektet e ndjeshme shtetërore dhe të industrisë, dhe duke shmangur përdorimin e teknologjisë së huaj”, theksoi Putin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura