“Lufta e Ftohtë është kthyer”, sekretari i OKB jep alarmin: SHBA dhe Rusia…

Apr 23, 2018 | 12:39
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka deklaruar gjate nje intervistë per kanalin televiziv SVT, se Lufta e Ftohte eshte kthyer.

guterres

“Unë mendoj se bota ka vënë në dukje qartë se Lufta e Ftohtë është kthyer. Por ka një ndryshim midis Luftës së Ftohtë në të kaluarën dhe atë që po dëshmojmë tani”, tha ai, sipas TASS.

Ai theksoi se SHBA dhe Rusia sot nuk kontrollojnë mbarë botën, duke shtuar se “sot ka edhe aktore të tjerë mjaft aktiv si Turqia, Irani dhe Arabia Saudite”.

“Është e qartë se sot nuk ka dy blloqe homogjene dhe mirë të kontrolluara. Dallimi tjetër është se sot nuk ka mekanizëm të dialogut të cilat në kohën e Luftës së fundit të Ftohtë kanë shërbyer si mekanizëm kontrolli për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura