Luarasi/ Zv.presidentja e “World Jewish Congress”: Antisemitizmi s’duhet të ketë vend mes nesh

Mar 1, 2019 | 16:36
SHPËRNDAJE

 

VanderZylZv.presidentja e “World Jewish Congress”, Marie Van De Zyl ka qënë pjesë e një paneli bashkë me ish-drejtuesin e lartë të administratës amerikane, Christopher Costa në një leksion të hapur në Universitetin “Luarasi”.

Zonja Van De Zyl e vuri theksin tek antisemitizmi dhe këshilloi brezat e rinj të studentëve që dukuri të tilla me bazë racizmin ndaj hebrenjve nuk duhet të gjejnë vend më në shoqëritë tona.

“Viktor Urban kërkon të mbyllë qendrat e hebrenjve në Hungari. Ka qënë një takim i vështitë me të, ne dëshirojmë të firmosim një deklaratë ndërkombëtare mbi antisemitizimin dhe refuzojmë të pranojmë që ka akte antisemitizmi në këtë vend”, tha ajo.

Ndërkohë që rektori i Universitetit “Luarasi”, Et’hem Ruka e vuri theksin tek kontributi që ka dhënë populli shqiptar për të shpëtuar hebrenjtë nga nazizmi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Familjet shqiptare ndonëse të varfëra bënë çdo gjë për të mbrojtur hebrenjtë. Marrëdhëniet e tyre më shqiptarët janë të shkëlqyera”,- u shpreh ai.

Luarasi-Cristofer-Costa Luarasi-Cristofer-Costa1 Luarasi-Cristofer-Costa12

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura