“Benzi” i kthyer përmbys në mes të rrugës, mjeti ku udhëtonte viktima i shkatërruar! Pamjet nga aksidenti tragjik në Podradec

Apr 29, 2024 | 10:08
SHPËRNDAJE

Këto janë pamjet e aksidentit tragjik në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, Pogradec, ku një 80-vjeçar humbi jetën.

Siç shihet në pamje, “Benzi”, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentit, është i kthyer përmbys në mes të rrugës.

Ndërsa mjeti tip “Citroen” ku udhëtonte viktima është shkatërruar totalisht si pasojë e përplasjes.

“Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Citroen” 58-vjeçari Y. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasi F. Z., 80 vjeç, banues në fshatin Çetë, Devoll, pasagjer në këtë automjet, i cili për pasojë ndërroi jetë”, raporton polica.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë kalimi në korsinë e kundërt të mjetit tip “Benz” që drejtohet nga shtetasi me iniciale D. Y.

 

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 29.04.2024, rreth orës 04:50, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Memëlisht, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. Y., 46 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin Y. M., 58 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Citroen” 58-vjeçari Y. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasi F. Z., 80 vjeç, banues në fshatin Çetë, Devoll, pasagjer në këtë automjet, i cili për pasojë ndërroi jetë.

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet se ka qenë kalimi në korsinë tjetër të rrugës, duke mos mbajtur krahun e duhur të lëvizjes, nga ana e drejtuesit të automjetit tip “Benz” shtetasit D. Y.

Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura