LSI ka disa pyetje të forta për ministren Xhaçka: Kur do na e thotë pse…

Oct 26, 2017 | 14:40
SHPËRNDAJE

Pas deklarates se ministres se Mbrojtjes Olta Xhaçka per sistemin e radareve te rinj qe do te monitorojne hapesiren detare, ka reaguar ashper nenkryetari i LSI-se, Luan Rama.

xhacka1

Me ane te nje postimi ne faqen e tij ne Facebook, Luan Rama i ka adresuar disa pyetje ministres.

Reagimi i Luan Rames

Zonja Ministre e Mbrojtjes paska thënë se Ministria e Mbrojtjes do të blejë radarë të rinj!
Po përse nuk kanë qenë në punë prej më shumë se tre vitesh radarët ekzistues, kur do të na e thotë?!
Po përse sistemi i radarëve është venë në shërbim të grupeve kriminale të trafikantëve të drogës, kur do të na e thotë?!
Po përse janë cënuar standardet e sigurisë kombëtare në kontrollin e hapësirës detare të Republikës së Shqipërisë kur do të na e thotë?!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura