Loredana shton dyshimet se është kthyer me Mozzik, ja detaji që e “tradhtoi” reperen

Sep 29, 2020 | 10:50
SHPËRNDAJE

Loredana dhe Mozzik prej disa ditësh përflitet se janë rikthyer bashkë.

Thashethemet nisën pas fansat vunë re që reperja ndiqte në TikTok ish-bashkëshortin e saj.

Pak pas kësaj, dyshja u filmuan së bashku më 25 shtator në një qendër tregtare.

Dhe një detaj së fundmi i Loredanës shtoi dyshimet se ish-çifti kanë rindezur romancën e tyre.

Ajo publikoi një video në Instagram, ku u shfaq pranë një makine  Mercedes Benz G63 AMG.

Automjeti është i së njëjtës markë, me të cilin Mozzik ka postuar foto në rrjetet sociale vitin e kaluar.

Detaji përforcoi mendimin e fansave se reperët janë kthyer bashkë.

Ndërsa në intervista të mëparshme ka hedhur poshtë të gjitha mundësitë e ribashkimit me Loredanën, teksa ishte i ftuar në “Shiko Kush Luan” i refuzoi ti përgjigjej kësaj pyetje.

Çifti janë prindër të një vajze, Hanës dhe më parë janë shprehur se ruajnë marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrit për shkak të vogëlushes.

/Panoramaplus.al

         

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura