Lista e gjyqtarëve të Tahirit, PD bën gafën e dytë pas furgonit të drogës në Vlorë

Nov 27, 2015 | 13:57
SHPËRNDAJE

Një letër e ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri e publikuar mbrëmë ka nxjerrë ‘zbuluar’ edhe Partinë Demokratike.

Gent Strazimiri 7 tetor

Drejtuesi i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu nxorri letrën që Tahiri I dërgonte Presidentit Bujar Nishani në 18 prill 2014 ku I listoi emrat e gjyqtarëve që me vendimet e tyre kanë favorizuar disa të dënuar.

Lista e 19 muajve më parë u përhap sot paradite me një shpejtësi të madhe në disa portale online.

Por çudia ndodhi kur Partia Demokratike e bëri këtë letër pjesë të një deklarate të saj denoncuese.

Deputeti Gent Strazimiri akuzoi Tahirin se nuk ka përmendur në listë disa gjyqtarë që kanë dhënë vendime të paligjshme për çështjen e Arben Frrokut, Mark Frrokut, Armando Prengës dhe makinës së ‘famshme’ AA 003 GB.

“Në listën në fjalë, nuk permenden prokuroret, gjyqtarët dhe oficerët e policisë gjyqësore që çmontuan procesin ndaj deputetit të radhes në listën e “rilindjes”, Arben Frroku; As gjyqtarët e “lartë”, prokurorët e oficerët e policisë gjyqësore që “bënë mrekullinë” dhe liruan deputetin tjeter “rilindas” Armando Prenga, ndërkohe që mbajnë në burg viktimat e tij me plumbat ende ne trup. Nuk permenden as prokurorët dhe gjyqtarët që ende nuk kanë marrë në përgjegjesi penale individin AA003GB, i cili ka pranuar botërisht të ketë mashtruar për qëllime përfitimi me dashje e qëllim, e që është titullari dhe përdoruesi i mjetit të përfshirë në trafik droge. Nuk permenden as gjyqtaret dhe as prokurorët që heshtin për të njejtin individ, i cili rezulton i vetmi përgjegjës për fshehjen në sirtar të mandat arrestit të Interpolit për deputetitn tjeter “rilindas” Mark Frroku, e meqe jemi ketu, edhe për mosndalimin e trafikantit të drogës që ndodhej në makinen  e tij këtu e 2 vjet më pare”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Por me një kërkim të shpejtë në google të rezulton se teksa letra e Tahirit është në 18 prill 2014, lirimi I Arben Frrokut është në 4 prill 2015; lirimi I Mark Frrokut në arrest shtëpie është bërë në mars 2015, lirimi I Armando Prengës është bërë në 22 nëntor 2015, ndërsa historia e makinës së ministrit Tahiri është në shtator 2015.

Kjo është gafa e dytë e Partisë Demokratike pas asaj të pak ditëve më parë lidhur me një furgon me drogë të vjedhur në komisariatin e Vlorës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura