Lista e 50 talenteve, Milani krenohet me Donarumën dhe Lokatelin

Feb 20, 2018 | 15:25
SHPËRNDAJE

“CIES – Football Observatory” ka publikuar dje një listë tejet të veçantë. Bëhet fjalë për 50 talentet më të mëdha të futbollit botëror, ku si kriter bazë ka qenë mosha që duhej të ishte më e vogël se 20 vjeç.

G

Në krye të këtij klasifikimi është renditur Xhanluixhi Donaruma, ndërsa në listë nuk mungon as shoku i tij i skuadrës Manuel Lokateli (i 13-ti). Përveç dy milanistëve, në renditje është përfshirë edhe Jan Karamoh i Interit.  Mes shumë emrave dhe pozicioneve, habit vendi i tretë i Kilië Mbapesë, për të cilin PSG pagoi plot 180 milionë euro verën e kaluar.

mbape

Me Alban Lafont (i dyti) dhe Kevin Amian (i dhjeti), Tuluza është ekipi që ka më shumë futbollistë në dhjetë vendet e para, ndërsa, falë një totali prej 11 lojtarësh, Gjermania është vendi që ka më shumë talente nën moshën 20 vjeç të përfshirë në listën e CIES – Football Observatory.

lista

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura