Lirimi nga burgu i Mark Frrokut, flet avokati: Fitoi lirinë pasi…

May 10, 2018 | 16:25
SHPËRNDAJE

Lirohet me kusht nga burgu ne menyre te parakohshme ish-deputeti Mark Frroku. Gjykata e Fierit i ka zbritur dënimin me 1 vit e 5 muaj burg, që i kishin mbetur për t’u kryer.

Por avokati i tij Tonin Prendi në një deklaratë për Panorama, u shpreh se klientit të tij nuk i është ulur dënimi, por vetëm është liruar me kusht para kohe.

Mark-Frroku-3

Ish-deputeti Mark Frroku ishte dënuar me 7 vjet e 6 muaj. Frroku u dënua për “pastrim parash”, “fshehje pasurie” dhe “ndërtim të paligjshëm”, ndërsa fitoi pafajësi për akuzën e “vrasjes me paramendim” për një ngjarje të ndodhur në Belgjikë në vitin 1999.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura