Lippi: Askush s’e besonte suksesin e De Biazit, kemi diçka më shumë se të tjerët

Oct 13, 2015 | 18:35
SHPËRNDAJE

Ish-trajneri i Kombëtares italiane të futbollit Marcello Lippi ka vlerësuar suksesin e arritur nga trajneri Giani De Biazi me kuqezinjtë e Kombëtares shqiptare të futbollit si një arritje historike që “ne italianët mund ta bëjmë’.

Marcello Lippi
Marcello Lippi

Shtypi italian ka komentuar gjerësisht kualifikimin e Shqipërisë në ‘Euro 2016’ si dhe aktivitetet që shoqëruan Kombëtaren pas suksesit të arritur në Armeni.

Agjencia e lajmeve ‘Ansa’ shkruan se Lippi i ka bërë elozhe trajnerit të Kombëtares shqiptare për kualifikimin historik të Shqipërisë.

“Giani De Biasi ka bërë një punë të jashtëzakonshme që askush besonte se ishte e mundur. Nuk ke ç’ti bësh, trajnerët italianë kanë diçka më shumë se të tjerët”,-ka thënë për mikrofonat e Rait “RadioDue”, ish-kampioni i Botës në vitin 2006, Marcello Lippi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura