“Lindita Nikolla kuron qëndrimet politike të PD, ja ku të çojnë pazaret e natës”- Alibeaj ironizon rikthimin në Grup të deputetëve të përjashtuan nga Basha: Asnjë nongrata s’do të jetë pjesë e partisë

Apr 11, 2024 | 11:31
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj ka ironizuar vendimin e Lindita Nikollës për të pranuar kërkesën e Gazment Bardhi për të rikthyer në Grupin Parlamentar të gjithë lëgjvënësit demokratë të përjashtuar nga Lulzim Basha.

“Lindita Nikolla kuron qëndrimet politike të PD, mendoni ku ka shkuar grotesku”, u shpreh ai jashtë Kuvendit, teksa shtoi se është rezultat i “pazareve të natës”.

Por Enkeled Alibeaj theksoi se “asnjë i korruptuar dhe asnjë nongrata nuk do të jetë pjesë e PD”, referuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

Enkeled Alibeaj: Janë bërë bashkë për ta sulmuar SPAK. Raporti i FH nuk trajton vetëm çështjen e sulmit ndaj SPAK. E gjithë ajo marrëveshje oklute kishte si tagër të vetëm sulmin ndaj drejtësisë. Ka thënë edhe diçka tjetër: “Është e rëndësisë jetike që partitë politike të largojë ata që janë përfshirë në korrupsion”. Kjo është sentenca flamur që politika shqiptare sot duhet ta ketë si udhërrëfyes. Drejtësia po e bën këtë luftë, por duhet të jenë partitë që duhet ta bëjnë. PD e ka marrë këtë betejë brenda vetes këtu e 3 vite më parë. Ka qenë një beteje, jo pa dhimbje, por e vështirë. Nikolla përfshin me një kërkesë të pa legjitimuar, deputetë në grupin parlamentar. Nuk kam problem me qëndrimin që deputetë të veçantë që mund të mbajnë, por qëndrimi i PD është vlerë e jona. Përjashtimet kanë qenë distancim nga simptomat korruptive. PD duhet të dalë para publikut dhe të tregojë a është e aftë

Lindita Nikolla kuron qëndrimet politike të PD, mendoni ku ka shkuar grotesku.

Mbron interesat e PD, Nikolla. Ja ku të çojnë pazaret e natës. Qëndrimi  PD ka qenë parimor dhe do të vazhdojë të jetë i tillë, asnjë i korruptuar dhe asnjë nongrata nuk do të jetë pjesë e PD. Mund të jetë pjesë e grupimeve që mban Lindita Nikolla, bëtaja e PD është betejë e të gjitha partive politike dhe e Shqipëria. Është ngjarja më e hidhur e pazareve politike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura