LIGA E KONFERENCËS/ Shmanget përplasja mes pretendentëve, ja si janë çiftet gjysmëfinale

Apr 19, 2024 | 7:37
SHPËRNDAJE

Tre nga katër gjysmëfinalisteve të Ligës së Konferencës i janë dashur kohët shtesë apo penalltitë për të siguruar praninë e tyre në katërshen e më të mirëve sot. Por në fund, në garë për trofeun kanë mbetur Aston Vila, Atalanta, Klub Bryzh dhe Olimpiakos.

konference

Në çiftet e paracaktuara nga shorti, është shmangur përplasja mes skuadrave pretendente për fitoren e trofeut, Aston Vila dhe Fiorentina, të cilat mund të përballen vetëm në finalen e madhe.

Në ndeshjet që zhvillohen me 2 dhe 9 maj, Aston Vila do të presë Olimpiakosin në duelin e parë në fushën e vet. Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër, Fiorentina do të jetë pritëse në ndeshjen e parë përballë Klub Bryzh, me kualifikimin që do të vendoset në Belgjikë.

GJYSMËFINALET

02-09.05.2024

Aston Vila-Olimpiakos

Fiorentina-Klub Bryzh

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura