Janë mbyllur 7 sfidat e luajtura mbrëmjen e sotme për raundin e parafundit të Ligës së Europës
Legia e Ernest Muçit është mposhtur 3-1 nga Lestëri në Angli duke zbritur në vendin e fundit në renditje në kuotën e 6 pikëve, ndërsa ”dhelprat” marrin vendin e parë në grup me 8 pikë. Sulmuesi shqiptar luajti përgjatë gjithë takimit pa mundur të lërë gjurmë, ndërsa në minutën e 71-të u aktivizua dhe Çelhaka nga stoli.
Lioni ka fituar me përmbysje falë dopietës të Çerki dhe Slimanit, duke mposhtur 1-3 rivalët e Brondbit në transfertë. Fitore të rëndësishme ka marrë dhe Monako që ka mposhtur 2-1 në shtëpi Real Sociedadin.
REZULTATET
Brondbi-Lion 1-3
Ure 51′ / Çerki 57′ , 63′, Slimani 76′
E.Frankfurt-Antverp 2-2
Kamada 17′ , Pacienca 90+4′ / Naingolan 33′, Samata 88′
Lestër-Legia 3-1
Daka 11′, Madison 21′ , Ndidi 33′ / Mladenoviç 26′
Monako-Real Sociedad 2-1
Voland 28′, Fofana 38′ / Isak 35′
Olimpiakos-Fenerbaçe 1-0
Soares 90′
PSV-Shturm Graz 2-0
Vinicius 45′ (pen), Bruma 56′
Rejnxhërs-Sparta Pragës 2-0
Morelos 15′ , 49′
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al