Lejohet konsumi në banesë dhe ambiente publike, por Gjermania parashikon gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon

Apr 19, 2024 | 8:59
SHPËRNDAJE

Pas legalizimit të kanabisit në fillim të prillit qeveria federale gjermane planifikon që sikurse në rastin e konsumit të alkoolit, ta konsiderojë kundërvajtje administrative të shoqëruar me një gjobë deri në 3,500 euro edhe drejtimin e automjetit nën ndikimin e kanabisit.

kanabis

Sa i përket nivelit të kanabisit që parashikohet të quhet si rrezik në drejtimin e automjetit kufiri duhet të jetë afërsisht i njëjtë me sasinë prej 0,2 për militër alkool në gjak.

Kjo do të thotë që nëse një person kapet gjatë drejtimit të automjetit me një nivel THC-je më të lartë se 3.5 nanogram për mililitër në gjak, ai mund të dënohet me një gjobë deri në 3,500 euro. THC-ja është përbërës i bimës së kanabisit që është kryesisht përgjegjës për efektin dehës.

Me ligjin për personat që konsumojnë sasi të tepruara kanabisi gjatë drejtimit të automjetit qeveria gjermane ndjek mendimin e një komisioni ekspertësh, i cili rekomandoi vendosjen e një vlere kufi për përdorimin e kanabisit për ata që drejtojnë automjete dhe ndalimin e konsumit të përzier të alkoolit dhe kanabisit në qarkullimin rrugor.

Kanabis për konsum privat

Duke filluar nga 1 prilli në Gjermani personave nga mosha 18-vjeçare u lejohet në kushte të caktuara të posedojnë sasi të caktuara kanabisi dhe ta kultivojnë dhe konsumojnë atë privatisht.

Të rriturit e moshës 18 vjeç e lart lejohen të posedojnë 25 gramë në ambiente publike. Brenda banesës lejohen deri në 50 gram të kultivuara privatisht. Privatisht lejohet kultivimi i deri në tri bimësh kanabisi. Duke filluar nga 1 korriku 2024 lejohet edhe krjimi i klubeve të kanabisit për ta kultivar atë kolektivisht./DW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura