Legalizimet, 300 emrat që marrin lejen në Tiranë

Jul 30, 2015 | 12:52
SHPËRNDAJE

legalizimeALUIZNI: Duhet më parë të paguajnë faturën për parcelën ndërtimore

Agjencia e Legalizimeve ka miratuar listën e re me përfituesit e lejes në Tiranë. Gazeta boton sot emrat e 300 familjeve që kanë gati faturën që duhet të paguajnë për parcelën ndërtimore.
Pas shlyerjes së detyrimit financiar, do të bëhet edhe pajisja e tyre me lejen e legalizimit, për objektin informal që kanë në posedim.

PAGESA
Sipas ligjit të ri, trualli llogaritet me gjysmën e vlerës së tregut, por jo më shumë se 2 000 lekë m² në zonat urbane. Ndërkohë 50% e shumës së faturuar mund të paguhet me bono privatizimi. Për pagesat që do të derdhen brenda 45 ditëve nga tërheqja e faturës aplikohet 20% zbritje. Një tjetër reduktim është edhe ai në masën 10% që bëhet për familjet të cilat vërtetojnë se paguajnë rregullisht faturën e dritave. Për pagesën e truallit, afati i përcaktuar është 6 muaj. Pas këtij harku kohor, regjistrimi i tokës në Hipotekë bëhet në emër të ALUIZNI-t. Po ashtu ekziston mundësia që vlera e faturës të mos jetë e njëjtë, por e llogaritur sipas çmimeve të tregut.

AFATI
Prej 10 ditësh, ALUIZNI ka çelur procedurat e vetëdeklarimit për të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje pas 2009-s. Për të aplikuar qytetarët kanë afat deri më 30 shtator. Pas kësaj date, të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje në tokë shtet dhe tokë me pronarë, deri në 2014-n, nuk do të kenë më mundësi që të marrin tapinë për tokën e zaptuar. Nga ALUIZNI mësohet se janë 50 mijë familje që përfitojnë nga heqja e fashës dhe zhvendosja e afatit. Vlen të theksohet se trajtimi i këtyre familjeve që përfshihen rishtazi në proces do të bëhet me të njëjtat lehtësira dhe reduktime të parashikuara në ligjin e ri.

Listen e plote e gjeni duke klikuar ketu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura